Shumë mirë kanë bërë Xhaka e Shaqiri me simbolin e shqiponjës kur Zvicra mundi Serbinë. U lumtë djemëve. Shprehen atë që ndjenë. Gjaku ujë nuk bëhet. Rrënjet e lisit janë në këtë tokë shqiptare. Thoni çfarë të doni e mbllaçituni si të dëshironi, jargavituni po deshët, unë ndjehem krenar me ata si bashkombas.Po seç ka ca braca ndër ne more vëllezër e motra, që po i stigmatizojnë Xhakën e Shaqirin. Po edhe serb të ishin këta shqiptar qafira nuk do flisnin ashtu. Kanë inat, të pijnë uthull. Pse duhet ju të impononi çfarë duhet të bëjnë djemt në fushë? Kush ua jep atë të drejtë ti ndaloni? Kush leshin jeni ju?
Kol Shkodrani