Kontribuo


Ftesë për mbështetje të dy mediave “Gazeta e Alpeve” e portali Limit.al në këto ditë të vështira

Në kushtet e pas Termetit të Nëntorit 2019 e të Pandemisë Covid-19 gjendja e krijuar ka prekur dhe mediat tona e stafin e saj.

Në javën e ardhshme të prillit fillojmë botimin përkohor online të “Gazeta e Alpeve” derisa të vijnë koha të dalin në treg edhe në variantin “print” dhe po vazhdojmë me përditësime në Portalin Limit.al

Mirëpo, pavarësisht të gjithave, situata e tanishme e emergjencës së fatëkeqësisë natyrore ka ndikuar dukshëm në rënien e marketingut (reklama, etj.) dhe të hyrave nga shitjet e abonimet, prej nga e kemi burimin tonë kryesor të financimit, si media të pavarura.

Më shumë se asnjëherë kërkojmë mbështetjen tuaj financiare për të vazhduar punën tonë botuese në këto kushte mbijetese, për të siguruar cilësi, për të pasë jetëgjatësi.

Sot, një mbështetje të tillë po e kërkojnë dhe medie më prestigjioze botërore si “The Guardian” në Mbretërinë e Bashkuar apo të tjera në Zvicër e gjetkë.

Çdo kontribut i juaji, sado i madh apo i vogël, është shumë i vlefshëm për të ardhmen tonë si medium dhe ekipin tone, pasi mundemi të sigurojmë vazhdimësinë e cilësinë tone, të gazetës e portalit tonë të përbashkët.

Të gjitha ndihmat tuaja (në Euro, Lekë, USD, etj.) që do të vijnë nga mbështetësit tanë humanist do të publikohen me emër dhe mbiemër (gjithnjë nëse donatorët duan ta bëjnë publik identitetin e tyre).

Ne jemi të bindur se lexuesit tanë besnikë, humanistët tanë dashamirës, siç nuk na kanë braktisur asnjëherë, do të vazhdojnë të na qëndrojnë afër edhe në këto ditë të vështira.

 

Me respekt,

Stafi i “Gazeta e Alpeve” dhe i Portalit Limit.al

 

Donacionet tuaja mund t’i ofroni në llogaritë tona bankare në Euro e në Lekë, si më poshtë:

Llogaria në Lekë:

 RAIFFEISEN BANK

“Gazeta e Alpeve” e Portali Limit.al

Nr. Llog. në Lekë: 0021373951

IBAN: Al 43 20 21 11 09 0000 0000 21 37 39 51

Kodi SWIFT: SGSBALTX

Llogaria në Euro:

RAIFFEISEN BANK
Gazeta e Alpeve dhe Portali Limit.al
Nr. Llog. në Euro: 0001 37 39 51
IBAN: Al 73 20 21 11 09 0000 0000 01 37 39 51
Kodi SWIFT: SGSBALTX

KOMUNIKIMET: Tel: 00 355 69 78 39 500 në Tiranë (me Zá, SMS, Viber, WhatsApp)

E-mail: gazetaealpeve@gmail.com dhe info@limit.al