Sonte, bota e futbollit do të ketë sytë nga New York New Jersey Stadium, ku Spanja dhe Argjentina do të përballen në finalen e Kupës së Botës FIFA 2026, në orën 21:00.

Përballja sjell një duel spektakolar mes dy shkollave të mëdha të futbollit.

Spanja synon të rikthehet në majën e botës pas triumfit historik të vitit 2010, ndërsa Argjentina kërkon të mbrojë titullin e fituar në Katar në vitin 2022 dhe të shtojë një tjetër trofe në historinë e saj të lavdishme. 

Miliona tifozë në të gjitha kontinentet pritet ta ndjekin këtë finale, e cila konsiderohet kulmi i një Botërori historik me 48 kombëtare pjesëmarrëse. Spektakli sportiv pritet të shoqërohet edhe me ceremoninë madhështore të mbylljes dhe dorëzimin e trofeut ekipit fitues. 

Sonte do të mësohet emri i kampionit të ri të botës: Spanja apo Argjentina?

Një finale që premton emocione të mëdha dhe futboll të nivelit më të lartë.