Vazhda e fajeve të qeverisë Rama me Kukësin

Nga Arif REXHMATI – kryetar i PD në Kukës

Sot, mediat njoftuan një skemë të re për taksën në Rrugën e Kombit, produkt i një “marrëveshjeje” qeveri -konçensionar në dëm të banorëve të Kukësit dhe të gjithë shqiptarëve.

  1. Rama, kuksianët nuk të kanë kërkuar privilegj por një të drejtë legjitime : barazi me të gjithë qytetarët e tjerë të Shqipërisë për një lëvizje të lirë në Republikën e Shqipërisë.
  2. Rama, ne nuk pranojmë asnjë lloj takse në prag të shtëpisë, në mungesë të alternativave lëvizëse dhe duke u taksuar tre herë, një herë më shumë se qytetarët e tjerë të Shqipërisë.
  3. Rama, për fajin tënd kuksianët e “paguan” me burg të drejtën kushtetuese të lëvizjes.

Z.Rama, mumd të bësh takime sa të duash me anëtarë të partisë apo tepsisë tënde , por ta dish se ata janë të papërfillshëm në Kukës.

  1. Rama , ose hiq taksën e qarkullimit në karburant ose të mos shkojë mendja se do të intimidosh kuksianët me dhunë apo taksa të pamerituara të shpikura vetëm për të vjedh shqiptarët.
  2. Rama, po e thellon diskriminimin dhe ndarjen krahinore duke deklaruar se për mirëmbajtjen e Rrugës së Kombit, shqiptarët paguakan 48 milion€, po për rrugët e tjera të Shqipërisë kush po paguan? A thua nuk jemi qytetarë dhe kontribues të vendit? Po kontributi i Rajonit Kukës në GDP e vendit?…..

Këta hajdutët tuaj qeveritarë, që gajasen në zyrat me ajër të kondicionuar me një grup “interesantësh” përfaqsues të askujt nuk mund të vendosin për fatet e Kukësit.
KUKSIANËT, HASJANËT, TROPOJANËT janë të vendosur JO TAKSË në rrugën tonë të vetme që i lidhë shqiptarët ndër veti.