U zunë në një kohë

Kur s’kishte internet,

Miu dhe Bretkosa

Shokë me dinjitet!

 

Kalonin një jetë

Plot me ideal,

Njëri mbi tokë

Tjetri në moçal.

 

Meqë u mungonte

Fejzbuku dhe viberi,

U lidhën për këmbe

Me një fije peri.

 

Sa herë që i vinte

Miut ndonjë mik,

E njoftonte shokun

Me telin klasik.

 

Ky lloj komunikimi

Zgjati disa vjet…

Deri sa një ditë

Ndodhi një tërmet!

 

Tek rrezitej bretku

Mbi ujë si balenë,

Vjen i shpejtë Lejleku

Me sqep e rrëmben!

 

Kur sheh nga lart

Miun si rri var’,

-Ty s’të rrëmbeva

I shkreti gjitar!

 

Flet nëpër buzë

Miu i trishtuar:

-Kështu e ke kur zgjedh

Shokun e gabuar!

 

Sevdail Hyseni

(Karikatura marrë nga interneti e përpunuar)