Pep Guardiola gjatë një konference ka zbuluar se Manchester City nuk do të nënshkruajë me asnjë sulmues këtë verë.
‘Citizens’ duket se do të kenë një verë të ‘qetë’ në vazhdim pasi nuk do të bëjnë transferimin e ndonjë sulmuesi apo lojtari të madh.
Këtë gjë e ka konfirmuar trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, i cili ka thënë: “Me ekonominë në futbollin botëror tani, ka më shumë mundësi që nuk do të nënshkruajmë një sulmues këtë verë”.
“Me çmimet aktuale, ne nuk do të blejmë ndonjë sulmues. Është e pamundur, nuk kemi mundësi. Të gjithë klubet po luftojnë financiarisht, edhe ne”, është shprehur Guardiola.
Klubi i Interit duhet të qetësohet pas këtij lajmi. pasi sulmuesi i tyre kryesor, Romelu Lukaku, është lidhur me një transferim të mundshëm në ‘Etihad Stadium’.