Sulmuesi i Real Madrid, Karim Benzema është shpallur lojtari më i mirë në La Liga për muajin mars.Karim Benzema është shpallur lojtari i muajit në La Liga në muajin mars.

Francezi po shkëlqen këtë sezon me “Los Blancos” dhe në fakt është bërë protagonisti kryesor duke shpëtuar Realin në disa raste.

Herën e fundit, Benzema shënoi dy gola dhe një asistim në ndeshjen kundër Celta Vigos.

Benzema ka shënuar pesë gola në muajin mars, dhe pas parqitjeve të mira, është shpallur lojtari i muajit.