HIMNI I KUVENDIT

( Këndon kori i burrave dhe grave)

Hypi sorra n´pip e, n´maje t´pipit
Keq paska glacue, në midis mizhlisi …

N´parlament u fol më shumë n´emër t´fisit
Nga duartrokitjet u lag, neni edhe ligji…

Sa shumë tredhin miza n´ atë Kuvendin zevzek
Shesin Kushtetuten edhe për dhjetë lek…

Hashimi e Isa si biqim tuhxhari
Trashegim Kosovën, ua la maxhari…

Kadria e Luta, s´dijnë ç´është tuta
Çka ju thot Xhaviti, e thotë Kushtetuta…

Cicmic kush po luan atje të Prishtina
Ramushi e Fatmiri si dy probatima…

Teksti: Boksh Baruti
Muzika: Topuz Bërryli