Trajneri i Belgjikës, Roberto Martinez, pa se si brenda pak minutash ta kalojë nga ferri në parajsë, duke përmbysur Japoninë 3-2 në minutat shtesë, më aziatikët që po fitonin 2-0, por në fund festuan belgët. “Të fitosh 3-2 me përmbysje në këtë fazë të Botërorit tregon se kemi një ekip të madh, me karakter dhe që ka dëshirë të fitojë. Nuk është e lehtë të bësh të tilla përmbysje në një Botëror, ndaj e meritojmë të jemi në çerekfinale”, tha Martinez.
“Luajtëm përtej limiteve tona, ishim të përqendruar gjatë gjithë kohës dhe ia dolëm mbanë të fitonim. Përgëzime Japonisë për lojën e bërë, shfrytëzoi më së miri mudnësitë që iu dhanë dhe na vuri në vështirësi, ishin cinikë. Duhej të kalonim turin dhe ia dolëm mbanë. Rëndësi kishte vetëm fitorja, por treguam edhe karakter. Ky sukses ështe edhe i lojtarëve të stolit, që bënë ndryshimin kur hynë në fushë”, tha trajneri Martinez.