Me fitoren 3-0 ndaj Fiorentinës, Juventus forcon pozitat në vendin e parë të renditjes së Serie A. Tashmë bardhezinjtë kanë 54 pikë. Cristiano Ronaldo realizoi 2 gola me 11 metërsh në këtë fitore. Portugezi shënoi në minutën e 40′ dhe të 80′. Goli i tretë ka si autor De Ligt.

Verona i mori një pikë në shtëpi Milanit në barazimin 1-1, edhe pse nga minuta e 68′ luajti me një lojtar më pak. Ishin pikërisht lojtarët e Veronës që treguan më shumë qartësi në fushë, duke gjetur të parët golin në minutën e 13′ me Faraonin. 16 minuta më pas, Calhaoglu barazoi për Milan. Në pjesën e dytë shtyllat i mohuan dy gola Veronës.

Strakosha fitoi Derbi i portierëve të kombëtares. Lazio shënoi 5 gola në portën e Berishës. 2 gola nga Immobile dhe dy nga Caicedo në pjesën e parë të takimit e treguan qartë dominimin lacial. Me fillimin e së dytës, Adekanye shënoi golin e 5 për Lazio.