Autoritetet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë aprovuar mjekimin e parë për alergjinë nga kikirikët tek fëmijët. Ilaçi “AR101” ose Palforzia, përdor imunoterapinë orale, duke u dhënë fëmijëve sasi të vogla proteinash kikiriku rreth një periudhe prej gjashtë muajsh nën mbikëqyrje mjekësore.

Pas kësaj, fëmijët duhet të vazhdojnë të marrin doza ditore në mënyrë që të tolerojnë ekspozimin aksidental mbi këtë produkt. Ky trajtim nuk është ende një kurë dhe krijuesit thonë se ekziston rreziku i reaksionit anafilaktik.

Palforzia, e cila është aprovuar për pacientë nga mosha 4 deri në 17 vjeç, vjen në formën e pluhurit dhe hidhet në ushqim. Kikirikët janë ushqimi më alergjik në Shtetet e Bashkuara dhe numri i të prekurve nga kjo alergji është në rritje