Të hënën me fillim prej orës 11:00 do të mbahet seanca plenare e Kuvendit të Kosovës, në të cilën pikë e rendit të ditës është votimi i formimit të qeverisë së re, shkruan lajmi.net.

Tashmë janë bërë të ditur edhe emrat e përfaqësuesve të Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës të cilët do të udhëheqin 11 dikastere dhe katër të tjera do të jenë për komunitete.

Nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Avdullah Hoti do të jetë zëvendëskryeministër.

Ndërkaq këto janë emrat e anëtarëve të LDK-së do të do udhëheqin ministritë e ndryshme:

Anton Quni – ministër i Mbrojtjes

Lumir Abdixhiku – ministër për Infrastrukturë

Besian Mustafa – ministër i Bujqësisë

Hykmete Bajrami –  ministër për Arsim

Agim Veliu –  ministër i Brendshëm

Vlora Dumoshi- ministër për Kulturë, Rini dhe Sport.

Në anën tjetër, nga Lëvizja Vetëvendosje, Haki Abazi do të jetë zëvendëskryeministër dhe partia e Albin Kurtit do të drejtojë pesë ministri, pra një më pak se partia e Isa Mustafës.

Emrat e anëtarëve të Lëvizjes Vetëvendosje që do të udhëheqin ministritë:

Albulena Haxhiu, ministre e Drejtësisë,

Glauk Konjufca – ministër i Punëve të Jashtme,

Besnik Bislimi – ministër i Financave,

Rozeta Hajdari – ministre e Ekonomisë,

Arben Vitia – ministër i Shëndetësisë.