Televizion TRIBUNA së shpejti do të fillojnë transmetimin direkt

Nga Robert GORO  – Greqi

Të dashur miq,

Së shpejti Tv Tribuna do të fillojë transmetimin direkt (Live). Shpresonim që kjo të ishte bërë më herët, mirëpo u përballëm me mjaft vështirësi, sidomos të karakterit praktik, që po i kapërcejmë, falë edhe mbështetjes së vyer të shumë bashkatdhetarëve.
Megjithatë, stafi e ka filluar punen e vet dhe faktikisht në kanalin tonë në You Tube që e ka emrin TELEVIZIONI TRIBUNA, po publikohen çdo ditë video të reja.
E vetmja gjë që ju duhet të bëni, është të klikoni në linkun TELEVIZIONI TRIBUNA, që do t’ju çojë direkt në kanalin tonë në You Tube. Aty do të gjeni të gjitha videot që ne kemi përgatitur për ju.
Por ju mund të bëni edhe diçka tjetër: të pajtohen krejtësisht FALAS në kanalin tonë dhe në këtë mënyrë do të informoheni në kohë reale për çdo material që ne publikojmë. Për t’u pajtuar, duhet të bëni vetëm një veprim: Klikoni te kutia e kuqe djathtas që shkruan SUBSCRIBE. Kaq.
Shikim të këndshëm!