“Java Fadil Vokrri” (11-17 qershor) Vizita falas për sëmundje të zemrës

Nga Besnik B. BERISHA – Kosovë

Miq, Në shenjë respekti dhe nderimi për legjendën e futbollit, të ndjerin Fadil VOKRRI, i cili fatkeqësisht dje nuk arriti t’i mbijetojë sulmit në zemër, bashkë me mjekët e spitalit tim për sëmundje të zemrës, Cardio Center, kemi vendosur që nga data 11 deri më 17 qershor, të ofrojmë KONTROLLE FALAS për të gjithë ata që kanë nevojë të dinë për gjendjen e zemrës së tyre.

Kjo javë për spitalin tonë do të quhet  “Java Fadil VOKRRI” dhe do të përseritet edhe në të ardhmen.

Kontakti për termine bëhet ne numrin e telefonit : 049 506 506, 045 203 520;

Per javën Fadil VOKRRI do i ftojmë edhe kolegët nga spitalet e tjera private që të na bashkangjiten në këtë iniciativë.

Luteni që këtë njoftim ta shpërndani në mënyrë që t’u mundësojmë sa më shumë personave në nevojë për të bërë kontrolle preventive FALAS.

Një lutje e veçantë për të gjitha mediet e shkruara dhe elektronike që ta shpërndajnë këtë njoftim, në mënyrë që t’i kontribuojnë njoftimit të atyre me nevojë.

Ju faleminderit për mirëkuptim!