1972 – “HOTEL “DAJTI”

Nga Mitro Çela

Hotel “Dajti” për 20 vjet u kthye në gërdallë. Tani është rrethuar me rrjet. Si në burg. Do bëhet pjesë e Bankës së Shqipërisë…Ndolla kujtime.
Viti 1972. Gazetar në “ZP”. Pranverë. Ngjita shkallët e hotel “Dajti”.
Parakaloj një koridor me tapet vishnjë. Para meje një burrë. Ecte si me kokë mbi re. Ishte:

NONDA BULKA

E adhuroja. E imitoja. Essetë e tij të shkruara në vitet ‘36 janë shkollë për gazetarinë, së badhku me publiçistikën e Nolin dhe Konicën.(Në nëntor të atij viti
, Nonda Bulka u nda nga jeta.)
-Profesor! Jam Mitro Çela.
-Nuk të njoh. Mos ma vërë re. Vjen një moshë dhe burri rroit!
-Jam nga Përmeti!
-Gëzohem. Por ne kryeqytet ka më shumë përmetarë se tiranas?!
-Jam vëllai i Doktor Polikronit!
-Po folë, mor i uruar! E kemi doktor të fëmijëve. Hipokrati, nuk do ta kishte shkruar “betimi i mjekut”, po të mos kishte njohur një mjek si Polikroni. E di ti që emri Polikron përbëhet nga dy fjalë greke? Poli-Shumë. Kron-vite.
-E di Profesor! Ja vuri emrin mamaja, që të rronte shumë vite.
-Në vitin ‘56 a 57 isha në Këlcyre. Mbarova punë. Do shkoja në Përmet. Dola në buzë të rrugës. Para meje ndalojë një abulancë.
-Hip profesor! Jam Pilo Çela. Të kam lexuar. A je Profesor Chri-Chri-ja?!
-Ashtu?…Sa fëmijë ke?
-Zbatoj porosinë e partisë. E kam mbushur shtëpinë me kalamanë. Pesë çilimij. Por kam një djalë që do bëhet doktor. E quajnë Polikron.
-Çfarë rasti?! Isha me dekanin e mjekësisë. Më tha. Një djalë nga Përmeti, do vazhdojë studimet në Bashkimin Sovjetik. E dije?
-Jo. Haberi nuk ka mbritur në Përmet. Telefoni, ka dy javë që është prishur. I flamosuri.-Tha babai.
Haberi ishte i saktë. Në fillim ishte vendosur që Polikroni do shkonte në Moskë. Me bursë. Pastaj u bë një korigjim. Studentët e mjekësisë do bënin dy vjet në Tiranë. Tre vjet në Moskë. Por e mori ferra uratën. Në vitin 1960, Enveri u prish me Hrushovin e Bashkimit Sivjetik.
U ndava nga Profesori në koridor. Futem në bar. Në një tavolinë pinte kafe:

ISMAIL KADARE

Më ftoi për kafe. Ishim takuar në redaksinë e “ZP”.
-Mu sëmur vajza. -Nisi bisedën Ismaili.-Besjana. Temperaturë e lartë. Prush. Helena vinte vërdall nëpër shtëpi. Dola të kërkoja doktor. Nëpër shkallë takova Dritëronë. Banojmë në një pallat.
-Unë e kam zgjidhur. -Më tha Dritëroi.-Kur sëmuret vajza, gruaja, Sadia më lë tek gota me Niko Nikollën. Rrëmben telefonin…Alo! Doktor Polikroni…Elona me temperaturë!…Dhe doktori troket në derë. Shkojmë e takojmë…dhe Helena jote
, do behet si Sadija ime…
-Nga ajo ditë…mjafton një alo…dhe sëmundjet për vajzat, Gresën dhe Besianën largohen si me magji-Përfundoi bisedën Kafareja.-
Në vitin 1992, Kadarenë e takova në Paris. Pyetja e parë: “Si e kam doktorin? Vajzat edhe pse janë rritur nuk e harrojnë xhaxhi Polikronin!”
Jo rrallë, kam menduar:
-A është doktor Polikroni një Kadare, Dritëro ose Nonda Bulka i mjekësisë?
Nga 17 vjeç deri 86 vjeç, me stretoskop në dorë ka vizituar mijra e mijra fëmijë. Jo vetëm në Tiranë, por edhe në Përmet, Korçë, Kujës, Tropojë. Kudo. Fëmijë kanë ardhur nga Kosova, Maqedonia dhe Mali i Zi.
Si , librat e Shkrimtarëve, Doktori ka lënë kudo gjurmë me këshillat e tij.

Ka folur 50 vjet në radjo Tirana. Ka qënë i ftuar në TVSH; në TV “News 24”; “Vizion”; “Ora nws” ; “Klan” etj. Ka shkruar në të gjitha gazetat. Ka botuar 11 libra “Nëna dhe Fëmija” dhe një libër “Babai dhe fëmija”

_________

(Në foto: Mitro Cela me nipin e tij. Nonda Bulka. Ismail Kadare)