Dua Lipa performon sonte në finalen e “Champions League”

Këngëtarja me famë botërore, Dua Lipa pritet të performojë sonte në mbrëmje gjatë hapjes së finales së “Champions League”.

Dua Lipa dhe Era Istrefi janë dy këngëtaret shqiptare që do të kenë nderin të performojnë në dy kompeticionet më të mëdha të futbollit, Dua Lipa në atë të “Champions League” dhe Era Istrefi në Botërorin “Russia 2018”.

Këngëtarja tashmë ka arritur në stadiumin ku do të mbahet ndeshja mes Real Madrid dhe Liverpool.

Në rrjete sociale ajo ka ndarë me ndjekësit disa video bashkë me ekipin që e përcjellin atë në këtë performancë.

“ÇFARË DITE ËSHTË? DITA E SHOW-T!!! Shihemi LIVE në 19:30 në orën e Britanisë !!!@championsleague #UCLFinal@pepsi #LoveitLiveit ”, ka shkruar Dua në profilin e saj në Instagram.