Zv.kryeministrja bullgare Zaharieva: Aty ku nuk ka ambasada, Maqedonia mund t`i shfrytëzojë tonat

Sofje, 25 maj – Zv.kryeministrja dhe Ministrja e punëve të jashtme të Bullgarisë, Ekaterina Zaharieva konfirmoi se është e mundur Bullgaria t’i lejojë Maqedonisë t’i shfrytëzojë përfaqësitë e saja diplomatike, në ato vende ku Maqedonia nuk ka, transmeton Zhurnal.mk

“Është e mundur që Bullgaria t’i lejojë Maqedonisë t’i shfrytëzojë përfaqësitë diploamtike bullgare në perendim, atje ku fqinjët tanë nuk i kanë të vetat. Këtë mbrëmë jo-formalisht e kanë shqyrtuar kryeministrat Bojko Borisov dhe Zoran Zaev. Kjo do të jetë edhe një shenjë për përafrim”, deklaroi për BNT zv.kryeministrja bullgare Zaharieva.