LUFTËTARË I PAEPUR PËR LIRI, LIRIA JONË GJAKU DHE SHPIRTI I JUAJ !

( Në kujtim të 20-vjetorit të Komandant Mërgimi-t)

Dielli ka lëshuar rrezët, sot potreti juaj është i varur ne murin e përjetësisë, fotografia jote rri e varur ne mur, aty është shkruar liria me gjakun tënd, Ilir Konushevci.

E shkruar nga Rudi Berisha

Prishtinë, 09 maj- Dielli ka lëshuar rrezët, sot potreti juaj është i varur ne murin e përjetësisë, fotografia jote rri e varur ne mur, aty është shkruar liria me gjakun tënd, Ilir Konushevci.
-Ilir Konushevci ( Komandant Mërgimi) i dha shumë atdheut, ne radhë të parë ishte një luftëtar i paepur për liri, në gjakun dhe në shpirtin e ti vlonte patriotizmi dhe atdhedashuri për liri te popullit, për liri të atdheut shqiptarë në Kosovë.

-Kosova qe prej vitesh ishte e robëruar, robëria për popullin shqiptar në Kosovë po vie çdo ditë e me shumë me e rënd, me e paduruar, dhuna, represioni mbi popullin liridashës dhe autokton po rritje gjithnjë e me shumë nga pushtuesi i asaj kohe, nga fashizmi serb.

-Ditët po bëhëshin të paduruara, populli shqiptar i Dardanisë ( Kosovës) ishte duke pritur çlirimtarët e tij, ne mesin e këtyre çlirimtarëve ishte dhe Ilir Konushevci ( Komandant Mërgimi).

-Ilir Konushevci ishte në rrugëtim me Komandantin dhe Strategun e Njësitit të parë të Guerilës qe po mbretronte në Llap dhe me gjër, me dëshmorin dhe heroin e Kosovës Zahir Pajaziti-n. Ilir Konushevci mori pjesë ne disa akcione bashkë me Zahirin, Hakifin e disa shokë të tjerë kundrej forcave çetnike që po qëndronin në stacione milicore të asaj kohe, por vepruan edhe kundrej disa tratdharëve dhe zullumqarëve të popullit shqiptar në Dardani ( Kosovë).

– Sot në këtë përvjetor të ( 20-të) qe jemi mbledhur t’i kujtojmë ditët e tua me të bukura me plot trimëri, guxim dhe dritë ne sytë e tu për liri.

– Ilir dhe ju Hazir, sot të kujtojmë me epitetin me të lart dhe me dhimbjen me te madhe që ju vranë pabesisht dora e zgjatur e tradhtisë kriminale dhe fashiste serbe, ju vranë në një prit të organizuar ty bashkë me mjekun Hazir Malën duke udhëtuar për në Bajram Curr. Ne atë kohë kur ne nga ju kemi pritur që të fuqizojmë me shumë, të mobilizojmë me armatim rinin shqiptare që ishin radhitur në radhët e UÇK-së, ju iket nga jeta pa na thënë as lamtumirë.

– Vrasja juaj ishte një humbje e madhe për gjithë popullin shqiptar, për Shtabin e Përgjithshëm të UÇK-së, por humbja juaj na dha një plagë, një motiv me shumë qe të mos ndalim deri në fitorën tonë, për të fituar lirinë e popullit shqiptar, lirinë e Kosovës
-Liria që sot gëzon populli shqiptar në Dardani ( Kosovë), është merita e veprës tuaj madheshtore, është sakrifica e guximi ytë i pashoq për të ardhur këtu ku jemi.

– Ne kemi akoma rrugë të gjatë për të bërë për atdhe, komb e flamur, kemi akoma punë për të bërë qe të qojmë amanetin tuaj deri ne vend, amaneti juaj Ilir, Hazir ishte që të çlirohen të gjitha tokat shqiptar dhe t’i bashkohen Shqipërisë nënë.

– Vdekja juaj është ringjallja juaj, vdekja juaj është liria ime qe ju jetoni në kujtesën dhe faqet e ditarit tim të shkruar për përjetësinë tuaj, gjaku juaj është liria qe sot gëzon Dardani ( Kosova), ne kujtesën e popullit jeni përjetë.

– Lamtumir doktor Hazir Mala, lamtumirë Ilir Konushevci ( Komandant Mërgimi), ne ngjyrën e lapsit tim jeni faqe e bardhësisë, në gurin e bardhë keni shkruar emrat tuaj me ngjyrën e arit të shkrirë për liri të atdheut tonë Kosvovë, Shqipëri.

…………………
Rudi Berisha
Dardani, 09 maj 2018