Ai është Fran Mulaj, i moçëm dhe i ri sa vet arti i tij. Muemë duket se këtë artist e kam njoft prej kaherit, qyshce në kohëne lisit e të gurit apo të zjarrit e hirit. Tashti e kanë thinjë vitetsadopak, po ai ecën edhe mbi majen e flokut të vet të bardhë. Ai tanë jetën ka ecë shqiptarisht e artistikisht mbi flatrat e fjalësartistike shqipe për ti mbetë thinjat e bardha në moshën e tretë.Ai kurrë nuk i tha zemrës së vet:- Mos i duej njerëzit! Ai kurrëndër kohëna nuk e ndali hapin e vet. Ai, sot, është “Plak iBardhë i Artit”. Ai është “Atlet i Artit”. Arti e ka ba Atnor. Ai, sot, është At, përndryshe sipas shpjegimit të FGJSSH, dmth. “Njeri i fuqishëm e i shkathët, njeri i zoti për punë”. I tillë ështëdhe Fran Mulaj – artisti i fjalës artistike, i skenave të artit pukjan e fushëarras me rrethina të tyre, i kohës së djeshme e të sotme, i të ardhmes.
Artisti nuk lind vetëm artist i mbrrimë po ia mbrri edhe me lindë artista. Genetikë, bio–genetikë artistësh. Artistin FranMulaj e njoh nga afër me artin e tij, dhe diçka ma larg jetën e tij civile familjare. Së vonit, krejt vonë, sivjet, e kam mësue se djali i tij është poeti i njohur Liridon Mulaj– në Tiranë, autor me libra e me çmime të ndryshme dhe se Bona Mulaj-Lluka, poete e njohur, në Vau i Dejës të Qarkut Shkodër. Këta dy fëmijë tëbekuar e kanë engjëll babën e vet, prej tek djepi e deri tek shtiza e Flamurit Kombëtar. Shihni veç me një poezi e me një ravijëzim publik istik se çka bajnë dy fëmijët e tij, çika e djali i tij. Këta të dy, fëmijët e tij, krejt Familja e tij, nuk e lanë babën e vet, të parin e kullës e të udhës së tyne, për me u mplak prej kohënave, i japin rini të bukur shpirtërore, ia ruajnë thinjat e bardha, ia atletojnë hapat, ia kthjellin zanin, ia naltojnë emnin e tij të mirë: Fran Mulaj i Artit, regjisor, aktor, interpretues i Fjalës Artistike, poet me vargje e me shpirt, artist me brezni e lavdi.
Ramiz LUSHAJ