Nga: Agron SHABANI – Gjermani

Debati, dialogu, diskutimi, dyshimi , replika, polemika, censura ose mediokracia, janë një çështje poaq e vjetër dhe komplekse sa edhe vetë paraqitja e shkrimikt të njohur letrar, shkencor, kulturor, gazetareske ose publicistik në këtë botë. Madje është bashkëshoqëruese e tyre në të gjitha rendet shoqërore, qytetare e politike, si  dhe në të gjitha fushat ose  formacionet letrare dhe kulturore.

Në këtë mes s’ka pse të bëjë përjashtim Kosova, pavarësishtë nga periudha para apo pas lufte.

Ndaj pra,  s’ka pse të bëjnë përjashtim as njerëzit e letrave, kultures dhe informacionit.

Por, çështja e rolit, statusit dhe misionit te tyre shoqëror, parasegjithaash është një çështje e sociofilozofisë letrare dhe kultuore. 

Rolin parësor të shkrimtarit, gazetarit, publicistit, krijuesit ose artistit, duhet parë dhe nderlidhur me faktin e të qënit shkrimtar, poet, gazetar, publicist etj. Kaq.

S’ka dyshim se krijimtaria letrare, shkrimore, gazetareske ose publicistike në veçanti, sikundër edhe format e tjera shkencore, kulturore dhe artistike në përgjithësi, kane hisen e vet në jetën shoqërore, qytetare ose politike, por nuk bën t´i glorifikojmë dhe ekzagjerojnë ato deri në infinit ose pafundësi.

Krijimtaria letrare, gazetareske ose publicistike,  nuk janë hyjni, profesci ose një dhuratë hyjnore, përkundër faktit se aerti dhe talenti i lenë  gjurmët e vet.

Ndonëse, poetët, shkrimtarët, gazetarët ose publicistët, nuk mund të quhën “demiurg”, apo të “zgjedhurit”(manekenë) e botës si në sfilatë mode.

Është çështje tjetër puna e jehonës ose famës auditoriale ose publike.

Në një shoqëri të sapodalë nga lufta; është shumë e rëndësishme ngrehIna e shtëpisë për zëvendësimin e tendës ose kasollës. 

Sot, ndryshe nga dje, në Prishtinë editohen ose publikohen dhjetëra gazeta të përditshme dhe revista, agjensi lajmësh dhe radio-televizonësh të pavarura e publike.

U mor vesh se në Kosovë, pa asnjë dyshim ka nevojë për ngritjen, shquarjen, artikulimin, kultivimin dhe avansimin e mendimi të njohur shkencor, racional dhe kritik.

Se këndejmi, as poza ose pozita qyqare dhe inferiore e heshtjes dhe as retorika boshe ose patetike, nuk ndihmojnë për kapërcimin (tejkalimin) e “tabula rases” ose  stadit të foshnjërisë politike të homo politicusit kosovar, dhe asnjë çmim komoditeti, servilizmi, konfomizmi, oportunizmi e poltronizmi ndaj pushtet, nuk na amneston para të ardhmës së kombit dhe atdheut. Absolutisht jo.

Dhe, aq me pak përballjet e vazhdueshme infermale, ciklike ose enciklike në mes vlerave dhe antivlerave.

Në realitetin ose aktualitetin letrat, kulturor, gazetaresk, publicistik, politik dhe diplomatik të Kosovës, sot dominojnë prurjet e shumta të asaj që quhet ´ kuazi, anti dhe pseudo´, tok me vardisje, parulla, slogane, recidive dhe elozhe të neveritshme pllakative dhe ataviste. 

Kujtoj se kjo është një karakteristikë e pashmangshme për periudhat e pasluftës dhe tranzicionitsi kudo në botë. Nuk na shqetëson shumë ose aspak ky fakt, sepse pas kësaj stuhie infermale, diletante, deliriante, devijante dhe amatorekske, vjen, po ashtu, pashmangshëm faza e seleksionimit natyror, intelektual dhe profesional.. Ritmi i jetës dhe i krijimtarisë shkencore, kulturore, gazetareske, publicistike, intelektuale, politike ose diplomatike, i ngjanë një maratone… Në vijën e startit rrjeshtohen të gjithë: të dobëtit e të fortit, kalamajtë e të rriturit, shtirakët e dinjitozët. Dihet se kush arrine në cak.

Në këtë rrerth vicioz ose  biocenozë absurde ose abstrakte dhe obsukre, deshe a s’deshe, do të japësh dhe do të marrësh sipas ligjeve biologjike, matematikore ose aritmetike. 

Ateistët e pasinqertë, demagog, hipokrit dhe dogmatik, penetrojnë deklarohen dhe rrinë fare pranë teistëve, duke bërë poza të ndryshme rituale ose celebruese. Ndërkaq, të dy palët përfundojnë në demagogji dhe hipokrizi. 

Liria vetvetiu nuk është e vetëmjaftueshme. Ajo ka nevojë për strukturën e vet bazike dhe kompozicionale, si dhe, përharmoninë e formës dhe të përmbajtjes. Vetëm atëherë ajo përligj, justifikon dhe pijadestalizon sakrificën e gjithë  brezaveose gjeneratave  shqiptare. Vetëm atëherë ajo kuptimëson dhe justifikon jetën e brezit të të gjallëve dhe të atyre që do të vijnë pas nesh.

Edhe lufta çlirimtare dhe patriotike, nuk është një privilegj i askujt, por një detyrë dhe obligim për të gjithë. Nuk duhet avokat ose ciceron special për të mbrojtur a shpjeguar faktet që shihen e dihen. Në Kosovë, “opcionet paqësore” asokohe u shterruan dhe u zvetnuan. Serbia e imponoi luftën me logjikën nënshtrim a vdekje! 

Dhe, siç ndodh shpeshherë në situata të tilla, populli nxori nga gjiri i vet pjesën më vitale, më sublime: gra e burra, të rinj e pleq, të gatshëm për sakrificën supreme ose sublime. Sa të neveritshme dhe cinike janë sot dilemat: Kush e solli lirinë? Kush e solli NATO-n etj? 

Kur plasi ose filloi lufta çlirimtare dhe heroike, nuk dukej as në horizont narrativa insubordinuese e intervenimit të NATO-s. 

Dhe po këta cinikët e sotëm me një trill të habitshëm prodhonin sloganët “kokëkrisurit”, “sajesa serbe”, “aventurozët ose gorillat e UCK-s”, “të kuqtë marksist, stalinsit ose enverist” dhe të ngjashme.

Ndërkohë që luftëtarët kishin vetëm një aleat: gatishmërinë për të vdekur dhe bindjen se vdesin për kauzën e drejtë të lirisë. Mund t’ju kujtohet ndoshta intervista e fundit e Komandantit Fehmi Lladrovci që e quante Fat vdekjen për atdhe. 

Ndonëse, personalisht nuk mohoj asnjë faktor ndikimi në rezultatin final, por këmbënguli tek fillimi që hedh në erë makinën e hedonizmit, herdonizmit, makiavelizmit dhe fatalitetit. 

Grindjet e pyanëvonshme politike i quaj qesharake, prandaj thashë diku më herët se doemos duhet ta kalojmë foshnjërinë politike.

P. S:

Dihet se përmes një koncepti esencialist ose substancialist në kuptimin e qytetarit ose liderit institucional dhe politik si ‘cityoen’ ose ‘burgeros të lartë’ do mund  të pajtoheshin edhe dimensioni i veçantë personal, edhe dimensioni i përgjithshëm (global ose universal) i qenies shoqërore, qytetare ose politike, ku personi ose individi vërtetë mund të bashkohen me të tjerët, vetëm duke e pranuar frymën e qytetërimit dhe subjektivitetin e tyre si qytetar:

Lidhja e tyre me të tjerët mund të bëhet vetëm përmes arritjes dhe lartësimi te asaj që është më e mira per njeriu, popullin (kombin) dhe shtetin.

Vetëm duke u qytetëruar, edukuar dhe kulturuar ne mund të arrijmë një bashkësi të vërtetë njerëzore, qytetare, kulturore ose politike ku edhe “unë” edhe “ti” , edhe “ne” edhe “ju” ose, edhe “ata” dhe “ato”; do i gjenim, zbulonin dhe siguronim paqën sociale dhe politike si dhe formulën e harmonisë së prefeuar politike, partiake, shtetrore, nacionale, politike, historike, gjeografike, natyrore dhe dialektike. 

Do të jetë pikërisht kjo çështje si shpata e Damokleut të cilën Presidenti (Presidentja), Kryeministri, Kryeparlamentari ose  Kryediplomati (Kryediplamatja) kosovare etj….duhet  pranuar t’a vëjnë mbi kokë, por e cila paraqet edhe  instrumentin ose armen  kryesore me të cilën ata do  përballen ose do të ndeshen me sfidat e ndryshme epokale ose monumentale në karieren e tyre  politike, diplomatik etj.

Kjo mbase është një formulë e njohur shkencore, humaniste ose pluraliste ku pajtimi, mirëqenia dhe harmonia e preferuar midis individit dhe kolektiviteti janë tërësishtë të mundshme?Ky është edhe ylli ndriçues i ngadhënjimit të personalitetit dhe i ndërtimit të botës së vlerave dhe idealeve te njohura shkencore dhe humaniste.

Vetëm duke u ngritur, avansuar ose kultivuar përmes edukimit, qenia njerëzore ose politike, mund të zotërojë me më shumë lumturi fatin e saj (tij) jetësor dhe profesional si dhe t’i mbarësojë edhe fatet e të tjerëve.

Vetëm përmes edukimit personaliteti i njeriut ngjitet ose ngritet mbi lidhet dhe sistemet e pandryshusra natyrore ose ordinare-drejt vlerave dhe përparimit.

Me fjalë tjera kjo do thotë se lideri ose politikani i edukuar, emancipuar, intelektual ose intelegjent, synon drejt rendit të vlerave të vërteta shkencore dhe humaniste.

T’i pranosh tjetrit cilësinë e subjektit racional, kjo do thotë ´de jure dhe de facto´ të pranosh të drejtën e tij për arsimim ose edukim. Kjo, pikërisht për faktin se arsimimi i mundëson njeriut të jetë ai që është: njeri që mendon, logjikon, rezonon, që flet dhe komunikon.

Një nga të drejtat bazike të secilit njeri, përveç lirisë, është edhe e drejta për të pasur mundësi intelektuale dhe profesionalr për t´a fituar dhe mbrojtut atë liri.

Aty pra ku secilit i mundësohet të zhvillojë aftësi vetjake, të arrijë dije dhe arsimim; dhe kështu t´a zën statusin e vet prej subjekti dhe të sjellë vendime të arsyeshme, racionale dhe pozitive.

Duke i eksploruar, konvencinalizuar, unifikuar dhe zbatuar ato me anë të dialogut, komunikimit ose diskutimi si burime të vetme ose kryesore për unitetin e preferuar shtetror, nacional, qytetar, kulturorë , politik etj.

Një komunitet politik definohet përmes refuzimit të dhunës, shantazht, komplotit dhe bojkotit, si metodë e zgjidhjes së konflikteve. Respektivisht, përmes metodave të njohura shkencore ose metodologjike të debatit, dialogut ose diskutimit publik si mjete për zgjidhjen e konflikteve përmes të cilave arrihet deri tek vendimet e përbashkëta kardinale ose kolaterale.

Nga kjo rezulton se identiteti i një kombi është identitet polemik, uniteti i të cilit konsiston në dialogun ose debatin ku ballafaqohen, kundërshtohen, por edhe ravijezohen, konturohen dhe pajtohen referencat ose preferencat e ndryshme shtetrore, nacionale, politike, diplomatike, konceptuale, ideologjike, fetare morale, kulturore etj., të cilat bashkërisht i japin një populli (kombi) dhe shteti identitetin dhe fizionominë e tyre. 

Është diskutimi ai që përbën unitetin dhe jetën e popullit (kombit) dhd shtetit, është stili apo forma e debatit ai që krijon imazhin e tyre etj.

Në kuptimin e përgjithshëm të bashkimit ose kombinimit (konvencionalizimit) të anës spirtuale dhe materiale me anën praktike dhe teorike, respektivisht, heroike, patriotike, shtetrore, nacionale, politike dhe historike. Aty ku ndodhën të ravijezuara, konturuara, eksploruara, sintetizuara, harmonizuara dhe konvencionalizuara edhe shumë elemente të tjera brendaparadigmave dhe narrativave të njohura shkencore dhe humaniste në sfond.

Me fjalë tjera, si vlerë madhore e filozofisë politike, pos tjerash është fakti se pluralizmi i njohur politik ose aksiologjik, nuk përfundon në grumbull qëndrimesh, të cilat as nuk duan të pohojnë e as të mohojnë çfaredoqoftë.

Ndërkohë që Presidenti, Kryeministr, Kryeparlamentarii ose lidershipi kosovar, duhet me qenë të aftë te hedhin poshtë secilin nihilizëm ekstrem ose radikal, si dhe komoditetin e një relativizmi ose instrumentalizimi politiko- epistemologjik të lirise individuale dhe kolektive si themel kryesor mbi të cilin gjithçka ngritët ose ndërtohet në të mirë të njeriut, populit (kombit), shtetit dhe shoqërisë.

Themeli i të drejtave dhe lirive globale dhe universale të njeriut ka të bëjë me respektimin e pakusht të individit dhe kolektivitetit. 

Sa më precize të jenë deklaratat e tyre, aq më të prirura do jenë ato të definojnë në mënyrë kognitive, empirike dhe pozitiviste se çfarë do duhej të ishte rregullimi shoqëror, qytetar ose politikë. Si për shembull: shtetet liberale ose kapitaliste, kanë mosmarrëveshje me shtetet ose diktaturat  e ndryshme marksiste-leniniste në çështjet e pronës, kapitalit, diktatit, monopolit etj. Por kjo nuk pengon që vlerat dhe parimet e përgjithshme për të drejtat dhe lirite individuale dhe kolektie të përcaktojnë parimet e një etike globale ose universale, për t’u zbatuar dhe aplikuar në mënyrë huaminste, racionale dhe kritike.Mbase, për të tërhequr vëmendjen mbi diçka që nuk do duhej të lejohët.

Boshti i secilës etikë shtetrore, nacionale, institucionale, konstutucionale ose funksionale, qendrom tek aftësia për universalizimin e vlerave dhe koncepteve, si dhe postulimin e parimeve.

Ndërkaq, për të pasur një shtrirje të përgjithshme, etika institucionale, konstitucionale dhe funksionale, duhet të jetë globale ose universale. Ngritja ose ndërtimi i një etike globale, universale humaniste. Domethënë, një gjakim për idealin dhe virtytin përmes një shtegtimi përmasash globale ose universale.Aty ku edhe Presidentin, edhe Kryeministrin edhe Kryeparlamentari etj., jane  kalores dhe gardian te shtetit dhe popullit te Kosoves. E kunderta e tyre  eshte hedonizem, makiavelizem, iluzion dhe utopi.

(ASh)