Sa herë m’del n’qiellin e këngës,
Ylli i mëngjesit nis e s’ndriçon,
Nuk mu’ Gëzimit me ia zanë vendin,
Kënga e ti dhe mue m’preron.
Kurrë s’të pashë mjegull ndër sy,
N’kushtrim tand shkrep djelli e hana,
Nuk ka gur që s’gëzon për Ty,
Lumë Mërturi t’ka lind Nana.
N’asht je Gjergj, e n’këngë Ajkunë,
N’Rozafat gjijë ke pi,
Zani jot, si krahtë e shqipes,
Ylber rrinë përmbi ajri.
Kurrë s’ta dita ty folenë
Porsi dielli ti shtegton,
Në Kanjon t’Madh është tuj këndu,
Më tha Valbona tek buron.
Gjin PROGNI