Agjencia shtetërore turke për ndihma ka dhuruar 300 koshere bletësh për të ndihmuar në rritjen e jetesës së fermerëve në Somaliland, një zonë e Somalisë në vendin e Bririt të Afrikës, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në një deklaratë të Agjencisë Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TIKA) thuhet se fermerët në Hawd, Somaliland u trajnuan për teknikat moderne të mbajtjes së bletëve përpara se t’u jepen koshere moderne për të shtuar prodhimin e tyre tradicional.
Pas trajnimit të fermerëve “300 lloje kosheresh Langstroth, materiale mbrojtëse dhe nxjerrës mjalti iu shpërndanë fermerëve”, thuhet në deklaratë,
Avantazhi i kosheres Langstroth ndaj koshereve tradicionale është se me bletët mund të bëjnë huall mjalti në korniza të cilat me kalimin e kohës mund të hiqen dhe kontrollohen për të parë nëse janë të gatshme në krahasim me kosheret tradicionale të zakonshme në Somaliland.
Turqia është vendi i dytë më i madh i bletarisë në botë dhe përmes TIKA-s ka mbështetur projekte të bletarisë që përfshijnë trajnimin dhe sigurimin e materialeve në vendet afrikane.