…!

Guri Murg = Përmëndore
Për Merturin është lavdi
Kështjellë për “dragoinjt”
Shton fletë në histori….
…!           

Nga Gjon Ndue Markokaj

Bijtë e shqipes s’i mbajnë “çallmat”
Lisat u përulën,pylli filloi t’rënkojë
Turqit, kërkojnë nizâmë e lypin armët
Zogjtë ulen kokën e s’po këndojnë…,

Ato, “t’malit” njoftojnë djelmninë
Toka e Shqipës s’i pranon turqit!
I njoftuen “dragoinjt” n’male
Bijtë e Shqipës i ngjeshën armët

“Gjëmoi bjeshka, gjëmoi vrrini”
U ngriten trimat e Merturit:
T’udhëhequr prej Mân Avdisë
Sadik Gjergjit, Prel Tulit e Deli Tahirit

Guri Murg, turqvet u çon fjalë:
Këtej s’kaloni, s’shkoni n’ Shalë
N’Shkoder s’bini pa u farue krejt
“Dragoinjt” s’u lëshojnë t’gjallë!

Me njimijë nëndëqind e dhjetë:
Gurin Murg e mbrojnë “dragoinjt”
Dallkë e madhe n’vrri e n’bjeshkë
Luftojnë trimat e Merturit…

Rreth e rrotull, Gurit Murg
Fërshëllejnë krizmat e armevet
Gjëmojnë malet në t’katër anë
Mërtursit s’dorëzohen përsëgjallit

Shtreziqja i përcillte:
Piskamë e murmurimtë
Gjer n’ Gurin e Fushes Madhe
Turqit u bënë: “pikë e pësë”
Bjeshkës Kaponit e Karronit

“Ora e Mërturit”, i vigjëlonte:
S’i dorëzon Merturi armët!
Jânë trima e vala s’i përvëlon
Ata lufta kurrë s’i mposht!

Guri Murg – kala barutit
Qënder mbrojtje fortesë gurit
Luftojnë trimat e Merturit
Shkëmbi është djepi që i rriti.

Hera e parë për Dergutin
Që gjindej në gjëndje t’tillë
Mërturi e shtangu n’vënd
Këtej s’kaloni asnji i gjallë!

Erdhen n’ndihem Shosh e Shalë
Me prijës: Mehmet Shpëndin
Qun Nikën e Marash Delinë
Ushtrisë Pashës ja prenë hovin
E këthyen mbrapa “me bisht ndershalë”

Guri murg “zëmra” e Merturit
Për shqiptarët u bë fortesë
Prej armiqvet ai s’kapercehet
As rrufeja s’e shkërmoqë!…

Guri Murg = Përmëndore
Për Merturin është lavdi
Kështjellë për “dragoinjt”
Shton fletë në histori….
./.

-Nga libri “Shkëmbi është djepi që më rriti”-

  (Per Limit.al Prill 2020)