Ooo çou njëherë bre, Geg Sokoli,

(Se çeli njomëza, pranvera doli),

Mos na u vono, bre, profesor,

…Studentët presin në auditor!

…!

S’qan veç njeriu, qajnë edhe yjet,

(Eeehu, çfarë loti leshojnë pyjet!),

Thonë se kënga është loti i burrit,

Po unë e njoh edhe lotin e gurit.

 

E kam parë lotin, faqes së gurit,

(Faqes gurit, Nikaj – Mërturit),

E kam parë lisin, kur loti i doli,

…Për inxhinierin Geg  Sokoli.

 

Gjithë jeta e tij shkoi nëpër pyje,

(Nëpër pyje, në kuvend me yje),

Dhe pedagog në auditore,

Ato pyje e shoqeruan prore.

 

Zemërbardhi, burri i pashoq,

(Që kuvendonte pyllit me zogj),

Gega e dinte orën kur del lastari,

Njomëza e ahut kur çel sëpari.

 

Vrasja e pabesë preu jetën e Tij,

(Në ato pyje, atje permbi Dri),

Aaah, si gjëmoi vajtimi i yjeve,

Dhe plagët ia lau loti i pyjeve.

…!

Ooo çou njëherë bre, Geg Sokoli,

(Se çeli njomëza, pranvera doli),

Mos na u vono, bre, profesor,

…Studentët presin në auditor!

./.

Nju Jork, shtator 1992

(Marre nga libri  “Ëndërrën e lashë atje”)

-Per Limit.al, Prill, 2020-