-Koronavirusi, nuk na e ndalon dot leterkembimin, – i thote sot  ne nje mesazh prof Kole Tahiri nga Brukseli, publicistit Zeqir Lushaj, ne Shengjin-

I paharruar Zeqir !

«Te ish koha qysh asht kane…“ !

Keshtu, pat recituar vajatorja, Lule Sokolja, kushurira e Vates, ne ritin e vet kushtuar bajraktarit te  Merturit, Tunxh Miftari..!

Dhe, ndonse ishte e ndaluar rebtesisht, ajo pa pyetur, si poeteshe e vertete shpalosi, me epizem jeten e kushuririt..!

 « Te ish kane koha qysh asht kane… ! 

Tani, une, ne kohen e Korones… gjej rastin e perifrazoj, sepse edhe kjo mosha e trete po na prezanton xhevahiret e veta… Po me ata le te mirren te tjerte. Une do te mirrem me nje foto qe kam ketu prane ordinatorit tim. Bukuroshja, (ciitoj nga libri « Lisi i shkruar», ne kapertinen e fundit) me portretin e saj nuk me len rehat…, me nderpret e me ndepret..!

Per cfare behet fjale ?!

Ajo, qe shoh, ne foto quhet Noemi Lulzim Lushaj, (tani studente ekselente ne Universitetin e Zyrihit ku po mbaron njekohesisht dy fakultete dhe punon paralelisht gazetare ne nje reviste per psikologjine)…  Me fytyren, si hene e plote; dhembet, “si gurzit e lumit, fill mbas shiut, kur po i shnderit dielli…“,  synat me te bukur, se kokrrat e rrushit te pjekur ne dege lisit larte, fustanin blu dhe dy docat e hapura…! Sikur pershendet jo vec gjyshin e vet ne NJ,USA, por edhe mua, edhe xhaxhi Kolen i cili ka patur profesionin e psikologut te moshave dhe qe tani gezon ate te gjyshit. Tani, xhaxhi Kola, i rrjedhur…perifrazoi : «Te ish kane koha, qysh asht kane…! 

…Nipit tim, djalit e vajzes sime, Valbona, i cili kete vit nisi universitetin ne Bruksel do t’ia kisha nderpre studimet e do ta kisha komanduar, ne Zvicerr per te “grabitur“ ata bukuroshe, vajzen e kumares tash kater breza, zonjishen Lushaj. “Miqasia nukr prish kumari`´,- kane thane te paret tane.

…!

Hajde !, Fantazi ! Hajde !

Pse vetem ju poetet thurni poezi !?

Te lutem o zeqo, lexoja nuses tande Sabries kete shenim dhe na kujtoni, ne kete «fllad» qe na solli Korona kineze !

Mos guxoni te qeshni!

Mblidhuni koke-me-koke, rishikoni edhe njr hrtr  foton e Noemit ne librin tend aq te kendeshem, dhe :  « Pash djelt !, sic pat thene malesori. : kallxom, ne kosha ka te rrej…!

…!

Shpesh i referohem folklorit tone. Atje, mes te tjerash  mund te lexojme: «Qente le te lehin… karvani vazhdon rrugen…! A nuk eshte, vecse optimizem ! “

Hajt, pra, te na rroje Miqesia dhe kjo leter e sinqerte le te jete “Shkuesia“!

Me dashuri e respekt per krejt familjen tuaj,

Kole Tahiri, Bruksel.

-Shkuar sot me daten 5 prill 2020-