La grua, djal – para lufte – e shkoi kurbet;
Djali u rrit komunist e për belá
T’jatin ftonte ” Eja ” e erdh i ziu baba
Po në shtëpi nuk mbrrin. Në skel sa zbret,

Një gazetar për Amerikë e pyet…
Për kriza , uri , dhun që atje ka
– O bir , un robtova atje – plaku i tha –
Puna e rëndë ish , po paga e lart vërtet ” –

Kaq foli e këllk i thyen , u rrah n’qeli;
I muarr parat që n’kurbet fitoi;
Me kamp përqëndrimi gjyqi e dënoi,

Ku çonte ujë për t’burgos ky fatzi :
Tek ecte i çal , s’vonoi, dha shpirt ai
E burgu i gjith për atë plak lotoi.