Unë, cumraku i vogël
Cucërroj pas dere si culan
Shumë gajasa në atë Kallnor
E di
Loti im shkriu akullin në shpirtin e bardhë.
Ti emër i përveçëm çarës i robërisë
E Dardania e fitoi Shtetin
E trasove rrugën e drejtë
Arkitekt i Pavarësisë
At ditë kallnori
Ti urtaku i jonë
Rrije i qeshur në fotografi
Në krye të kolonës flamur
Ta kujtoj
Ditën e varrimit, o Pinjoll i Dardanisë.
-Janar, 2020-