Fytyrë ngrysur, iku jeta…

më nget kolla nga e keqja,

frynë murlani nga mërzia

çirret shpirti nga vetima,

*
Përse vallë gjithë ky tundim,

vetull ngrysur në çdo zgjim,

”buzëqesh djalli e adhurojmë”

ç`parajs vallë po kërkojmë?

*
Nuk e di përse jam gjallë!

por vazhdoj të vi vërdallë,

mos vallë jeta është stuhi,

bota është një çmenduri ?

*
Frynë një erë e tërbuar,

dielli lindë i përtuar

hëna natës si bën dritë,

çdo hap hasim dredhitë.

*
Më ka lodhur koll e thatë,

më nget ditë, më nget natë,

çakordon rrahjet e zemrës

më nxori qumështin e nënës.

*
Nuk e di ç`farë po ndodhë,!

fishkëllin mendja e hollë…

të mbyll veshet të duroj horrin

në krahëror të mbaj kollin …?

*
Sabrie Selimaj @