Nga vija e gjatë bregdetare me plazhe të mrekullueshme, e deri tek malet madhështore, Shqipëria i ka të gjitha. 

“Plazhet e saj në brigjet e Adriatikut dhe Jonit janë disa nga vendet më të mrekullueshme në Shqipëri. Ato janë padyshim po aq të mrekullueshme sa edhe plazhet në Malin e Zi dhe Greqinë fqinje, por askund të ngjashme për sa i përket numrit të madh të njerëzve. Dhe është në këtë mungesë të turizmit masiv të pandërprerë ajo që qëndron në një pjesë të mirë të apelit të Shqipërisë. Na besoni, ju duhet të vizitoni Shqipërinë.

Imagjinoni të shëtisni nëpër rrugët me kalldrëm të qyteteve historikë dhe të paprekura nga shkëlqimi i metropolit, duke ruajtur identitetin e tyre. Një tjetër mrekulli janë aventurat në luginat e thella apo malet e larta ku tinguj e vetëm janë ato të natyrshëm, jo të bëra nga njeriu. Gati për të mësuar më shumë? Njihuni me 10 vendet më të bukura në Shqipëri. Le të udhëtojmë në Shqipëri”, është kjo mënyra se si e mbyll artikullin e saj wowtravel.

Berati 

Syri i kaltër 

Lugina e Valbonës 

Ksamil 

Gjirokastër 

Lin, Pogradec 

Mali i Korabit 

Korça 

Liqeni i Komanit 

Kruja