-Përshendetje nga Bexhet Krasniqi- vllau i kolonelit Hero Ahmet Krasniqi, drejtuar Akademisë Përkujtimore për heroin Bylbyl Breçani, mbajtur në Tiranë, më 24 qershor 2019 nën patronatin e Kryeministrit të Kosovës gjeneral Ramush Haradinaj dhe, ndër organizatorët, edhe Botimet Tropoja, etj.-
Po ju shkruaj nga Gjermania, në pamundësi shëndetësore për të marrë pjesë në Akademinë Përkujtimore për Dëshmorin e Kombit Bylbyl Breçani i Malësisë së Gjakovës, i cili dha jetën në moshë 25 vjeçare për Komb e Flamur, për Lirinë e Pavarësinë e Kosovës.
Ju shpreh falenderime për vlerësimet për emrin e veprimtarinë e vllait tim, Ahmet Krasniqi – Hero i Kosovës, baba i Florentit e Teutës, dhe jemi në dakord për themelimin e ndarjen e Çmimit “Ahmet Krasniqi” nga Botimet Tropoja, e cila është shtëpi botuese, ka Gazetën e Alpeve “Tropoja” e Portalin Kombëtar Limit.al.
Nderim për të gjithë ata që i vlerësojnë Dëshmorët e Kombit, të cilët me jetët e tyre shkruan Lirinë e Pavarësinë e Kosovës, faqe të reja në historinë e Kombit Shqiptar, i treguan botës se me mendje e punë, me pushkë e penë, mund ta zhvillojmë e bashkojmë Kombin Shqiptar, të integrohemi në botën euro-atlantike, të mbajmë lart emrin tonë Shqiptar.
Bexhet KRASNIQI
Gjermani