“Gazeta e Alpeve”, në kuadrin e (ri)organizimeve të saj disaplanëshe e në vazhdimësi, z. HALIL AHMETI do të vazhdojnë të kenë detyrën nderuese, shoqërore e misionare të Drejtorit të “Gazeta e Alpeve” për/në Kosovë.

            Z. Halil Ahmeti është kryetar i Shoqatës “Drini” Gjakovë-Shkodër, ish deputet në Kuvendin e Kosovës, Veteran i Luftës së Kosovës, mësues në gjimnazin e Gjakovës, i nderuar nga “Gazeta e Alpeve” me Cmimin e lartë “Hasan Prishtina”.

            Adresari i komunikimit me z. Halil AHMETI në Gjakovë është: Tel: +383 44 12 27 56 dhe Fahu  Postal nr. 59, Posta Qëndrore 50 000 Gjakovë, Kosovë.

 “Gazeta e Alpeve” i uron suksese në këtë detyrë nderuese, shoqërore, misionare, që do të ndihmojë e ndikojë në fuqizimin e lartësimin e kësaj gazete rajonale ndërballkanike e panshqiptare.