Mjekët në Gaza, thonë se situata është “katastrofike” dhe se sëmundjet po përhapen nëpër kampet e refugjatëve, veçanërisht në mesin e fëmijëve.
Shumë nga spitalet në Gaza tani janë ose të mbyllura ose afër “pikës së thyerjes”, saqë mjekët kanë ngritur tenda trajtimi në rrugë, me ato pak furnizime që mund t’i marrin në dorë.
Dr Rajaa Okashah është një pediatër nga Gaza veriore, i detyruar nga luftimet të largohet nga shtëpia e tij dhe të shkojë në jug në Rafah, raporton Sky News.
Është vetëm një përkushtim profesional ndaj mjekësisë dhe një ndjenjë detyre ndaj shokëve të tij nga Gaza që e mban atë të vazhdojë. Operacioni i tij tani është një tendë – një klinikë rruge në një kamp refugjatësh.