Nga Ramiz Lushaj
Një e treta e kryeministrave të Ballkanit kanë lindur në muajin korrik: i Kosovës, i Shqipërisë, i Malit të Zi dhe i Greqisë. Përndryshe: gjysma e kryeministrave të gadishullit tonë kanë lindur në “muajt e verës”: i Bullgarisë e Bosnje-hercegovinës në qershor e i Sllovenisë në gusht.
Në ditën e sodit, më 3 korrik, e ka ditën e lindjes kryeministri i tretë i pas shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, gjeneral Ramush Haradinaj, ndër liderët e kohës së luftës dhe të paqes. Ka lindur në Gllogjan të Deçanit, në një kullë historike, në një kullë që bani histori kombëtare shqiptare. Ai, sot, ëshët 50 vjeç. Një gjysëm shekulli jetë. Ndoshta ka rast të mirë të marrë dekorata të larta nga Presidentët e Kosovës dhe të Shqipërisë. I pesti ndër kryeministrat në moshë të re në Ballkan, pas asaj të Serbisë, atij të Maqedonisë, Greqisë e Kroacisë.
Nesër, më 4 korrik, e ka ditëlindjen Edi Rama, kryeministri i Shqipërisë, i 42-ti kryeministër i pas shpalljes së Pavarësisë. I përkon me ditën e Pavarësisë së Amerikës. Ai, tashma, është 53 vjeç. I gjashti kryeministër ma i ri në Ballkan, pasi “dekan” për nga mosha e kanë kryeministrin 62 vjeçar të Turqisë. Një vit ma të mëdhenj se Edi Rama janë kryeministrat e Sllovenisë, Rumanisë e të Bosnje-Hercegovinës. Edi Rama është në moshën ma të artë të pjekurisë politike dhe energjive mendore e fizike të tij. Ai është në mandatin e dytë të qeverisjes së tij, të cilit i parapelqen e praktikon qeverisjen me “dorë të hekurt”, sepse populli shqiptar i ndjek nga pas kryesisht ata që tillë, pa dvet shumë nëse vijnë nga e majta apo e djathta e politikës shqiptare.
Kryeministri i Malit të Zi, Dushko Markoviq, e ka ditëlindjen më 6 korrik. I pesti kryeministër i këtij shteti të vogël ballkanik, fqinjë me Shqipërinë e me Kosovën. I ka mbrri 58 vite moshe, nga ma të “moshuarit” ndër kryeministrat e Ballkanit, sëbashku me atë të Bullgarisë e të Turqisë. Ka lind në komunën e sotme të Mojkovocit në veri të Malit të Zi, dikur tokë etnike shqiptare. Dëshirojmë që kryeministri i Malit të Zi të jetë ende ma shumë pro-shqiptarëve për dhënien e mbrotjtjen e të drejtave elementare të shqiptarëve në këtë shtet multietnik. Gjithashtu mbeten çështje të hapura në marrëdhaniet me fqinjët si Rruga Plavë-Deçan dhe pika kufitare e doganore Plavë-Tropojë, etj.
Edhe një tjetër kryeministër i Ballkanit e ka ditëlindjen në muajin korrik. Ai është kryeministri i Greqisë, Alexis Tsipras, i lindur më 28 korrik 1974 në Athinë. Ndër kryeministrat ma të rinj të Ballkanit, pas asaj – Brnabiq të Serbisë (42 vjeç) e moshatar me Zaevin e Maqedonisë (43 vjeç). Qeveria e kryeministrit helen, Qeveria e Tsiprasit, ka tejkalime të marrëdhanieve normale diplomatike, historike, etj. në “Çështjen e Detit”, në “Varrezat e ushtarëve grekë në Shqipëri”, etj.
Koinçidencë është fakti se kryeministrat e Kosovës, Shqipërisë e Malit të Zi i kanë ditëlindjet e tyre nga një deri në tre ditë në afri ndërveti, ndërsa moshat e tyre kanë nga tre e ma shumë vite largësi kohore mes tyre.