Kujtesë sot në ditëvdekjen e shkrimtarit:

Ernest Heminguej, një vetëvrasje aksidentale apo e qëllimtë?!

Më 2 korrik të vitit 1961, Ernest Heminguej u gjet i vdekur në shtëpinë e tij. Një goditje në kokë me armë gjahu i mori jetën pak ditë para se ai të mbushte 62 vjeç. Vetëvrasja do të shuante gazetarin dhe shkrimtarin, fituesit të çmimit Nobel më 1953 për “Plaku dhe deti” dhe Pulitzer. Gruaja e tij, Maria, tha se ai kishte vrarë veten aksidentalisht ndërsa po pastronte armën.
Ai ishte gjahtar i përkushtar dhe ekspert për armët e zjarrit, kjo duket se e përjashton një vetëvrasje aksidentale. E përforcon këtë edhe fakti, se babai, gjithashtu i dhënë pas gjuetisë, qëlloi veten për vdekje në shtëpinë e tij në vitin 1928 në moshën 57 vjeç. Tema e vetëvrasjes së të atit është përmendur shpesh tërthorazi në tregime të shkurtra të Heminguej. Ernest Heminguej jetoi mes të shtënave dhe me vdekjen pranë. Ai u plagos nga predha mortajash në Itali, gjatë Luftës së Parë Botërore. I shkoi fare pranë vdekjes në Luftën Civile spanjolle, kur tre predha ranë në dhomën e tij të hotelit ku kishte buajtur. Në Luftën e Dytë Botërore, u plagos në një aksident me makine gjatë një nate bombardimesh. Ernest Heminguej gati vdiq nga helmimi i gjakut gjatë një safari afrikan. Gjithashtu, ai dhe gruaja e tij shpëtuan gjallë nga një aksident ajror në vitin 1954. Kjo panoramë vdekjeje rreket të përshkruaj jo vetëm udhën e rrezikut që ai kaloi, por edhe paralajmëroi një takim të tij me atë fund që e ndau nga jeta.
Askush nuk do ta besonte shkrimtari më i shquar amerikan, i konsideruar si streha e brezit të humbur do t’i jeptë fund jetës, pikërisht atëherë kur mund të ofronte ende letërsisë amerikane.

Presidenti Xhon Kenedi mbajti zi për vdekjen e Ernest Heminguej, të cilin e quajti një nga shkrimtarët më të mëdhenj të Amerikës dhe një nga qytetarët e mëdhenj të botës.

Albert Vataj