Në finalen e Conference League do të kemi një finale ‘italo-angleze’. Fiorentina- West Ham do të përballen në ‘Fortuna Arena’ të Pragës, më 7 qershor, për të bërë të tyren këtë trofe.
Fiorentina arriti të kualifikohet në finale, pasi mposhti Baselin e Taulant Xhakës, në një ndeshje emocionuese dhe me ‘drithërima’.
Skuadra toskaneze edhe pse e mposhtur në sfidën e parë në ‘Artemio Franchi’1-2, i ‘kthyen reston’ zviceranëve duke i mundur me të njëjtat shifra dhe duke e çuar ndeshjen në shtesë.
Heronjtë e ekipit ‘violë’ ishin Nicolas Gonzales i cili realizoi dy gola. Fillimisht argjentinasi zhbllokoi takimin në minutën e 35-të, ndërsa shënoi dopietë, në minutën e 72-të.
Për Basel, Amdouni kishte barazuar sfidën në minutën e 55-të.
Në minutën e 10-të të shtesës 30-minutëshe, Barak çon në delir tifozët e Fiorentinës, duke shënuar golin e kualifikimit.
Në këtë mënyrë, Fiorentina shkruan edhe historinë.
Ekipi italian bëhet i vetmi klub në Europë, që arrin finalet e 4 kompeticioneve që janë zhvilluar nga UEFA, Liga e Kampionëve, Liga e Europës, Kupa e Kupave dhe Liga e Konferencës.
Ndërkohë, në përballjen tjetër gjysmë-finale AZ Alkmaar-West Ham, trimfues dolën anglezët.
Skuadra londineze fitoi edhe në Hollandë, ndaj vendasve, kësaj radhe me shifrat 0-1. Autor i golit për ekipin anglez, ishte Pablo Fornals, në minutën e 94-të.
Takimi i parë në Londër kishte përfunduar 2-1 për West Ham./Limit.al