Peruja regjistron fitoren e parë në Botëror që prej vitit 1978

Peruja ka regjistruar fitoren e parë në një Botëror që prej vitit 1978 raporton Koha.net pasi sot mposhtën Australinë në ndeshjen e fundit për këto dy përfaqësuese në Botërorin që po mbahet në Rusi.

Australisë i duhej fitorja kundër Perusë dhe shpresonte që Franca të mposhtte Danimarkën me qëllim që të kalonte në fazën e dytë të Botërorit, por amerikanojugorët fituan me golat e Andre Carrillos dhe Paolo Guerreros.

Peruja luajti në tetë Kampionate Botërore dhe janë pa fitore që prej 11 qershorit të vitit 1978 kur mposhtën Iranin me rezultat 4 me 1. Kjo është fitorja e pestë në historinë e tyre nëpër Botëror.