Lojtar si Lionel Mesin nuk pashë

Nga Besmir LUSHAJ

Tani, disa gjëra thuhen thjesht. Kam mbi 20 vite që përjetoj futbollin dhe lojtar si Lionel Mesin nuk pashë.

Kam vetëm një këshillë miqësore: Kur krahasoni Mesin me Ronaldon, tregohuni të ndershëm. Mesi dhe Ronaldo luajnë në të njëjtin kampionat dhe janë përballuar shumë herë me njëri-tjetrin. Çdo krahasim që eviton bilancin në fjalë është kancerogjen.
Lionel Mesi ka bërë të dridhen dhe fijet e barit në “Santiago Bernabeu”.
Me Argjentinën nuk ka shkëlqyer, e vërtetë.
Në botërorin e 2010-s arriti finalen në njê sezon ku më shumë villte se luante në fushë.
Problemi nuk qëndron thjesht se Argjentina nuk e ndihmon të shprehet në fushë. Problemi madhor është se Argjentina nuk e ndjen Mesin në fushe. Këtu përpëlitet drama!