Përpjekjet e një shefe kuzhine nigeriane për të thyer rekordin e gatimit pa pushim janë njohur zyrtarisht nga Rekordet Botërore Guinness (GWR), citon “BBC”.

Hilda Baci u bë sensacion kombëtar pasi ka gatuar për katër ditë muajin e kaluar. Ajo gatoi për 100 orë dhe iu lejua një pushim prej pesë minutash çdo orë.

Rekordet Botërore Guinness GWR kanë regjistruar rekordin e saj në 93 orë e 11 minuta, duke i shtuar shtatë orë për të bërë një pushim më të gjatë se sa lejohej në një rast.

Ajo mundi rekordin e mëparshëm me më shumë se pesë orë të vendosur në Rewa, në Indinë qendrore në 2019 nga kuzhinieri indian Lata Tondon.

Shefja e kuzhinës Baci, 27 vjeçe, përdori më shumë se 100 pjata të ndryshme nga momenti kur ndezi sobën në orën 15:00 të enjten më 11 maj.

Në përpjekjen e saj për të thyer rekord, Baci gatoi kryesisht ushqime nigeriane, të tilla si orizi jollof, si dhe lloje të ndryshme orizi dhe makaronash, dhe gjithashtu bëri “akara” një ushqim popullor në rrugë i bërë nga fasule të skuqura.

Sipas rregullave të GWR, asaj i lejohej një asistente në të njëjtën kohë dhe lejohej të përdorte tualetin ose të flinte vetëm gjatë pushimeve të saj.

Baci ka shfaqur shenja të sforcimit fizik dhe gjatë pushimeve i janë bërë kompresa të ftohta në kokë dhe masazhe këmbësh.

Përpjekja e saj magjepsi vendin, me politikanë dhe të famshëm që ndaluan për ta brohoritur.