Rrëmbimi dhe vrasja e Jani Prengës, GJKKO kalon për gjykim çështjen për Dritan Rexhepin dhe grupin e strukturuar kriminal

Pas një viti pezull, Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar kaloi për gjykim çështjen penale ndaj Dritan Rexhepit dhe grupit të strukturuar kriminal, që akuzohen për rrëmbimin dhe vrasjen e Jani Prengës.

Hetimi nisi për Rexhepin, i cili rezulton i arrestuar në Ekuador, Gentian Funiqin që ndodhet pas hekurave në Spanjë, si dhe për pjesëtarët e tjerë të këtij grupi kriminal, Geraldo Martini, Aldo Majnishta, Martin Bleta, Korado Geshtenja e Artan Docaj.

Ndërkohë, gjyqi për Altin Hajrin për të njëjtat akuza, është pezulluar deri në kapjen e tij./Limit.al