Zgjedhjet vendore, Policia e Shtetit: Deri më tani situatë e qetë pranë qendrave të votimit

Sot më 14 Maj mbahen zgjedhjet vendore, për të zgjedhur krerët e ri të 61 bashkive në të gjithë vendin.

Ndërsa zgjedhje po kryen edhe për këshillat bashkiakë, në 61 bashkitë.

Ndërkohë lidhur me procesin zgjedhor deri më tani, ka reaguar Policia e Shtetit.

Sipas Policisë, mësohet se gjatë shpërndarjes së materialeve zgjedhore nëpër qendrat e votimit në asnjë qytet nuk është shfaqur probleme.

Gjithashtu mësohet se punonjësit dhe efektivët e Policisë së Shtetit në të gjithë vendin, të planëzuar me shërbim për ruajtjen e objekteve dhe materialeve zgjedhore, nisën prej orës 06:00 të mëngjesit të datës 14 maj 2023,  dorëzimin e qendrave të votimit sipas të gjitha kërkesave ligjore, me proces-verbalet përkatëse të Komisionit të Votimit.]

Njoftimi i Policisë së Shtetit:

Asnjë problem nuk është konstatuar gjatë ruajtjes së objekteve dhe materialeve zgjedhore,  si dhe gjatë procesit të dorëzimit të qendrave të votimit te komisonerët e QV-ve, mëngjesin e sotëm. 

Punonjësit e Policisë së Shtetit në të gjithë vendin, të planëzuar me shërbim për ruajtjen e objekteve dhe materialeve zgjedhore, nisën prej orës 06:00 të mëngjesit të datës 14 maj 2023,  dorëzimin e qendrave të votimit sipas të gjitha kërkesave ligjore, me proces-verbalet përkatëse të komisionit të votimit.

Shërbimet e Policisë, gjatë kryerjes së shërbimit për ruajtjen e qendrave të votimit, nuk kanë konstatuar asnjë problem.

Punonjësit e Policisë që kanë dorëzuar qendrat e votimit janë përqendruar në stacionet e përkohshme policore, të miratuara nga KQZ-ja, siç e përcakton ligji. 

Policia e Shtetit është në gatishmëri të plotë për të përmbushur misionin e saj për garantimin e rendit dhe të sigurisë publike në të gjithë vendin, me qëllim krijimin e një mjedisi sa më të sigurtë, në funksion të garantimit të një procesi të qetë zgjedhor./Limit.al