VENDORET/ KQZ: Deri në orën 14:00 kanë votuar 26.64 % e qytetarëve! Çndodhi në Korçë e Durrës, Policia mësyn në QV

TIRANË– Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve ka bërë përditësimin e fundit sa i përket pjesëmarrjes në zgjedhje deri në orën 14:00. Sipas KQZ-së deri më tani kanë votuar 26.64 % e qytetarëve që kanë të drejtë vote.

Deri më tani janë raportuar tensione dhe probleme të shumta në disa Qendra Votimi në vend ku nuk kanë munguar as përplasjet fizike. Kështu raportohet se në Roskovec kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” Erdit Hazizaj ka goditur me grushta dy qytetarë në Qendrën e Votimit 3061.

Ndërsa më herët u raportua se deputeti i Partisë Socialiste në Maliq Ilir Pendavinjin, ka kërcënuar zgjedhësit. Sipas nënkryetarit të KZAZ, Kujtim Hoxha deputeti u soll si gangster. Lidhur me këtë ai bëri një denoncim në Polici.

Ndërsa probleme ka pasur dhe në Korçë e Durrës. Në Durrës në një qendër votimi në Spitallë u desh ndërhyrja e Policisë për të larguar personat e paautorizuar që qëndronin në ambientet e shkollë ku votohej ndërsa në Korçë në një përplasje fizike u përfshi dhe deputeti demokrat Edmond Spaho.

Pak minuta më parë në një konferencë për mediat Kryekomisioneri i Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi bëri me dije se më lidhje me akuzat se votimi elektronik në Elbasan nuk funskion dhe tjetërson votën se kjo gjë nuk ndodh duke i quajtur spekulime./Limit.al