Vargje nga Ramiz LUSHAJ

 

1.

Dhimbja e lotët e mërgimtarëve në ikje,

Edhe maleve bregdrinase

Ua ngritën, ua dhanë një emën,

Maja Pikëllimë…!

A thue dhe për Ty paska qënë kjo Maje,

Në vendlindjen tande hasjane,

O Sul Dida, poeti, gazetari, qytetari ynë….!

Jo, ikja jote ka maje dhimbje deri në qiell,

Ka dhimbje që nuk matet me asnji çmim,

 

2.

Ike rrugëtimit për në mërgim,

Na i le të vërtetat Havzi Nela, Sul Dida…

Në kohën tonë, në truallin tand, në truallin tim.

 

3.

Dy Drinat

Mbyten një qytet të vjetër,

Ngritën një qytet të ri,

Ti në çdo kohë mbete: Njeri.

Sul Dida i qytetit të Kukësit të Ri,

Me emnin tand të përjetshëm

Njeri i Të Drejtës, i Të Vërtetës, i Të Nesërmes..

Në jetë e në letrat, kurrë nuk pamë Dy Sula,

Veç një Sul Dida, asnji tjetër.

 

4.

Sul Dida ynë,

Ti luftove me penë, e mbetën pa ta thye.

Ti luftove me ujqërit, e mbete pa të çkye

Ti luftove për drejtësi, e mbete pa u përlye.

Ti luftove për Demokraci në Shqipëri,

Demokracia nuk erdhi…Na ike dhe Ti…!

 

5.

– Ju Flet Radio Kukësi…! Jam Sulejman Dida…!

Ky zë radiofonik më vjen përgjithmonë…,

Valët e Radios e të Mallit tim t’i nisa,

Me valët e Dy Drinave t’i flladita,

Me urimin e vjetër të mërgimtarëve:

-“Të marrtë me të mirë Amerika…”!

 

Shqipëri, 9 qershor 2021