Kryetari i URA-së Dritan Abazoviq në një konferencë për shtyp pas zgjedhjeve lokale të mbajtura kësaj të diele në Ulqin shpalli fitoren e koalicionit ”Fillimi i ri”, shkruan Ulqini Online.

Ai poshtu deklaroi se Omer Bajraktari do të jetë kryetari i ri Komunës së Ulqinit.

Për të formuar qeverinë lokale koalicionit ”Fillimi i ri” do ti duhej të kërkojë edhe së paku një parnter nga partitë shqiptare.

Sipas rezultateve paraleminare ndarja e mandatave pas zgjedhjeve për Kuvendin komunal të Ulqinit do të jetë si në vijim: koalicioni UDHS – LD në MZ ka fituar 6 këshilltarë, Demokratët  kanë mundur të të fitojnë 2 këshilltarë, koalicioni Fillimi i Ri ka fituar 14 këshilltarë, Forca e Re Demokratike e cila ka dalur e vetme në zgjedhje ka fituar 5 këshilltarë kurse Koalcioni i DPS dhe Partisë boshnjake ka arritur të fitojë 6 këshilltarë.