Poezi nga Maxhun OSMANAJ me rastin e Ditës Botërore të Poezisë.

 

Më fal, poezi

herë të lind, herë të vras

tani dua ta di

cili njëri-tjetrin ndjek pas ?!

 

Më fal poezi

sa shumë të torturoj

labirintheve duhet të dal-të hyj

shpirtit rebel, besnik t’i qëndroj.

 

Më fal poezi

që kurrë betejat s’do t’i mbarojmë

as në paqe, as në zjarrmi

s’di n’cilin stacion do të pushojmë.

 

Më fal poezi

nëse e akorduam mirë melodinë

fajtor s’jam unë as ti

ne kënduam për pa-kënaqësinë…

 

Më fal poezi

krejt çka thashë n’varg

për mua , për ty

sa afër janë , sa larg.

 

Më fal poezi

dikush tjetër më ka shty’…

s’kam shpjegim për ty!

 

(Ripostim, por asnjëherë nuk me del nga qejfi kjo poezi)

Istog/Kosovë, 21 mars 2022