Nga Nikollë LOKA

 

Mungon qielli,

s’ka më mëshirë për lirinë…

Po përgjaken burimet,

shemben idhuj pa krena,

dhe nga dera e pasme e historisë,

dolën nga errësira në dritë hiena…

 

Ne po ia marrim asaj toke pak dhimbje,

por plagët nuk ia lehtësojmë dot,

Ukraina ka nevojë për gjak e për zemra,

mundëm t’i japim veç lotë!

 

Në këtë orë barbarie askush nuk po ua kthen qiellin,

nga toka s’ka zjarr që t’i shkulë!

Mbi atë truall me varre të reja martirësh,

ku po shkrijnë akuj dhimbjesh,

në derën e përparme të historisë,

një Hark Triumfi po ngrihet,

për ata më të mirët,

Bijtë martirë të Ukrainës.