“Serbian Crimes in Kosovo-The Case of Deçan” (Krimet serbe në Kosovë-Rasti i Deçanit), është libri i radhës (libri i 5-të) i botuar nga Shtëpia botuese “Jalifat Publishing” me seli në Houston-Texas, pronar i së cilës është veprimtari ynë i palodhshëm, Ramiz Tafilaj, që nuk pushon së pasqyruari në botë, e në veçanti në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, krimet serbe të kryera në Deçan, gjatë viteve 1998-99.
Përkthimi i këtij libri është mundësuar nga bashkatdhetarët tanë, nga ata që janë dëgjues e shikues të rregullt të RTV “FONTANA” në Istog, dhe Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve e Republikës së Kosovës!
Falënderojmë përzemërsisht për punën e palodhshme në përkthim dhe redaktim të këtij libri, Diana Tafilaj dhe Abedin Lataj! Pa punën profesionale të profesoreshës, Fatime Kukalaj dhe dizajnuesit Gazmend Zajmi, nuk do kishim një radhitje dhe sistemim të shkëlqyer të materialit të prezantuar!
Mirënjohës edhe për Shtëpinë printuese “PENA” në Prizren, me pronar Mensur Bytyqin!