Ish kampioni i botës në boks, Vitali Klitschko tani kryetar i komunës së Kievit ka reaguar pas nisjes së pushtimit të Rusisë nga Ukraina, transmeton Gazeta Metro.

Në një video të publikuar ai ka thënë se situata është nën kontroll për momentin dhe se ne tashmë jemi në luftë dhe duhet të luftojmë për vendin tonë. Gjithashtu ai ka kërkuar edhe mbështetje nga e gjithë bota dhe t’i vihen sanksione Rusisë.

“Situata në Kiev është nën kontroll për momentin, por sigurisht që njerëzit janë nervozë. Ne jemi në luftë dhe luftojmë për vendin tonë, por kemi nevojë për mbështetjen e gjithë botës dhe sanksione vërtet të dhimbshme kundër Rusisë menjëherë”, tha ai.

Situata mes Rusisë dhe Ukrainës është keqësuar jashtëzakonisht shumë, pasi që kanë rusët kanë filluar sulmin ndaj Ukrainës.