Një gazetar është bërë viral në rrjetet sociale, pasi që raportoi për situatën në Ukrainë në gjashtë gjuhë të ndryshme.

Philip Crowther, tashmë është bërë i “famshëm” në rrjetet sociale pasi që ka postuar një video ku tregoi aftësitë e tij gjuhësore.

Gazetari i Associated Press me qendër në Luksenburg, publikoi një video që përmban përmbledhjen e raportimeve të tij për Ukrainën në gjuhën gjermane, franceze, spanjolle, portugeze, angleze dhe gjuhën luksenburgase.

Më poshtë gjeni raportimin e tij: