Inter është gjysmëfinalisti i parë në Kupën e Italisë, pasi fitoi në shtëpi ndaj Romës.

“Neurazzurët” triumfuan me rezultat komod 2 – 0.

Ishte sulmuesi Edin Dzeko që i dha epërsinë Interit pas vetëm dy minutave duke shënuar në stilin vollej pas një asistimi të Ivan Perisic (2′).

Skuadrat vazhduan të krijojnë aksione dhe të mundohen të përfitojnë përmes kundëraksioneve, por që assesi nuk gjetën golin, prandaj kjo pjesë përfundoi me rezultat 1 – 0.Edhe në pjesën e dytë, Inter vazhdoi me dominimin, derisa sulmuesi Alexis Sanchez vulosi fitoren me një eurogol nga distanca (68′).Kësisoj, Inter bëhet skuadra e parë që siguron gjysmëfinalen e Kupës së Italisë, derisa nesër do zhvillohet edhe derbi tjetër Milan – Lazio.