Një burrë Karadaku

Na zbret në qytet…

Për të gjetur punë

Nuk e kishte lehtë!

 

Vendosi për t’hapur

Një rrojtore n’shesh,

Që të mbetej gjallë

Duke rruar lesh!

 

Në mungesë pagese

Faturash për mu’j,

Vjen “Komunalia”

Dhe e lë pa ujë!

 

Berberi vazhdon

Punën me përtesë,

Ja mbërrin shehërliu

T’rruhet me mëngjes !

 

Mjeshtri n’aksion

Për t’mbaruar punë,

Pështynë dy-tri herë

N’gotën me sapun!

 

Çmendet myshteriu:

-Kjo s’është higjenike!

Sjellja e malokut

S’na qenka logjike!

 

Ndal! – tha berberi:

-Nuk të duket mirë?

Kur vjen zorraxhiu

E pështyjë në fytyrë!

 

Sevdail Hyseni

(Karikatura marrë nga interneti)